• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Mijëra tenda që strehonin palestinezë të zhvendosur në Gaza u përmbytën së bashku me një spital pas reshjeve të dendura të shiut

Mijëra tenda që strehonin palestinezë të zhvendosur në Gaza u përmbytën së bashku me një spital pas reshjeve të dendura të shiut

16/12/2025 | 14:00
Rrëzohet një lis në Prishtinë, bie mbi dy vetura

Rrëzohet një lis në Prishtinë, bie mbi dy vetura

18/04/2026 | 15:36
Ky vend evropian “lulëzon” sa herë ka kriza

Ky vend evropian “lulëzon” sa herë ka kriza

18/04/2026 | 12:51
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

18/04/2026 | 08:41
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 18 Prill!

17/04/2026 | 23:19
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.08.2025.) E Hënë

Moti nesër dhe ditëve në vijim! (18.04.2026.) e shtunë

17/04/2026 | 23:14
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e premte

17/04/2026 | 07:47
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten, 17 Prill!

16/04/2026 | 23:10
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.04.2026.) e Premte

16/04/2026 | 23:05
Shkencëtarët ngrenë alarmin, rryma kryesore e Atlantikut mund të pësojë kolaps, rreziqet që do të sillte për miliona njerëz

Shkencëtarët ngrenë alarmin, rryma kryesore e Atlantikut mund të pësojë kolaps, rreziqet që do të sillte për miliona njerëz

16/04/2026 | 11:39
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

16/04/2026 | 08:36
Blloku A3 do të ndalet për 4 ose 5 ditë, KEK tregon se a do të kthehen reduktimet e rrymës

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 16 Prill!

15/04/2026 | 23:37
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.12.2022.) E Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.04.2026.) e ejte

15/04/2026 | 23:31
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Mijëra tenda që strehonin palestinezë të zhvendosur në Gaza u përmbytën së bashku me një spital pas reshjeve të dendura të shiut

Mijëra tenda që strehonin palestinezë të zhvendosur në Gaza u përmbytën së bashku me një spital pas reshjeve të dendura të shiut

16/12/2025 | 14:00
525
SHARES
1.5k
VIEWS
Shpërndaje

Mijëra tenda që strehonin palestinezë të zhvendosur në Rripin e Gazës u përmbytën, së bashku me një spital, pas reshjeve të dendura të shiut të shkaktuara nga një sistem i ri moti me presion të ulët sot në mëngjes, raporton Anadolu.

Sipas një korrespondent të Anadolu-t, uji i shiut ka rrjedhur në seksione të spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës, veçanërisht në departamentin e pritjes dhe urgjencës, duke shkaktuar ndërprerje të punës.

Spitali Al-Shifa, kompleksi më i madh mjekësor i Rripit të Gazës, ka qenë i ekspozuar ndaj sulmeve të shumta izraelite gjatë dy viteve të gjenocidit dhe ka pësuar dëme të rënda. Përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës pas armëpushimit kanë dështuar për shkak të parandalimit nga Izraeli të hyrjes së pajisjeve të nevojshme.

Dëshmitarët thanë për AA-në se mijëra tenda për personat e zhvendosur u përmbytën dhe u rrëmbyen gjithashtu nga erërat e forta që kanë goditur Rripin e Gazës që nga mbrëmja e së hënës.

“U zgjuam me zhurmën e erërave të forta që godisnin tendën tonë. U përpoqëm ta siguronim dhe ta mbanim fort, por erërat e shkulën tendën dhe të gjitha sendet tona fluturuan tutje”, tha palestinezi Khaled Abdel Aziz për Anadolu-n.

“Jam jashtë me gruan dhe fëmijët e mi, ulur në shi. Nuk ka ku të strehohem”, tha Abdel Aziz.

Qindra palestinezë u përpoqën të strehoheshin nga uji i shiut nën pjesë të ndërtesave të shkatërruara nga ushtria izraelite në qytetin e Gazës. Ndërkohë palestinezja Maha Abu Jazar vrapoi me tre fëmijët e saj pasi uji i shiut e përmbyti plotësisht tendën e saj në lagjen Al-Mawasi, në perëndim të Khan Younisit, në jug të Rripit të Gazës.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Basal paralajmëroi se mijëra shtëpi të shkatërruara pjesërisht gjatë gjenocidit izraelit janë në rrezik të shembjes në çdo moment për shkak të shiut dhe erërave të forta.

“Këto shtëpi përbëjnë rrezik të madh për jetën e qindra mijëra palestinezëve që nuk kanë gjetur strehë”, tha Basal për Anadolu. “Ne e kemi paralajmëruar botën vazhdimisht, por pa sukses”, shtoi ai.

Të paktën 14 persona humbën jetën në një stuhi dimërore në Gaza javën e kaluar. Mbi 27 mijë tenda zhvendosjeje u përmbytën, u rrëmbyen nga përrenjtë ose u shqyen nga erërat e forta ndërsa 13 ndërtesa u shembën në të gjithë Gazën.

Sipas Mbrojtjes Civile, rreth 250 mijë familje jetojnë aktualisht në kampet e të zhvendosurve në të gjithë Rripin e Gazës, shumë prej të cilave përballen me mot të ftohtë dhe përmbytje brenda tendave të brishta.

Edhe pse një armëpushim hyri në fuqi më 10 tetor, kushtet e jetesës në Gaza nuk janë përmirësuar, pasi Izraeli vazhdon të vendosë kufizime të rrepta për hyrjen e kamionëve me ndihma, duke shkelur protokollin humanitar të marrëveshjes.

Izraeli ka vrarë më shumë se 70.600 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe ka plagosur mbi 171 mijë të tjerë në sulmet në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, të cilat kanë vazhduar pavarësisht armëpushimit.

Related Posts

Rrëzohet një lis në Prishtinë, bie mbi dy vetura
Kosovë

Rrëzohet një lis në Prishtinë, bie mbi dy vetura

18/04/2026 | 15:36
Ky vend evropian “lulëzon” sa herë ka kriza
Lajme

Ky vend evropian “lulëzon” sa herë ka kriza

18/04/2026 | 12:51
Parashikimi i motit për sot – e diel
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

18/04/2026 | 08:41
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲