Siç mund të shihni edhe vet në fotografinë kryesore sot në rajonin tonë po dominon ngjyra e kuqe dhe temperatura maksimale në Shqipëri është 30 gradë celsius, ndërsa 28 është në Kosovë. Sot mund të jetë dita më e nxehtë për këtë vit sepse siç kemi theksuar nga nesër priten ulje të temperaturave në tërë rajonin si pasojë e ardhjes së ciklonit i cili do të na sjellë reshje të dendura shiu.
Me ardhjen e ciklonit do të depërtojnë masa të ftohta ajrore nga veriu i Kontinetit dhe për këtë arsye në Malet e Bosnes, Malit të Zi dhe ndoshta edhe në majat e maleve të Kosoves do të kemi reshjet e para të dëbores./Meteoballkan
FOTO: Meteociel