• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Efektet që ka në trupin tonë vapa e fortë e këtyre ditëve!

Efektet që ka në trupin tonë vapa e fortë e këtyre ditëve!

27/07/2022 | 17:22
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punimet në rrjetin elektrik gjatë ditës së Martë!

10/11/2025 | 22:31
Parashikimi i motit për sot – e martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.11.2025.)

10/11/2025 | 22:16
Moti gjatë kësaj jave, dominim anticiklonik, mundësi për një front të fuqishëm të ftohtë ajror krejt në fundjavë!

Moti gjatë kësaj jave, dominim anticiklonik, mundësi për një front të fuqishëm të ftohtë ajror krejt në fundjavë!

10/11/2025 | 11:30
Çfarë moti na pret sot?

Parashikimi i motit për sot – e hënë

10/11/2025 | 08:35
Moti për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.11.2025.) e hënë!

10/11/2025 | 00:07
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për punime në rrjet për të hënën

09/11/2025 | 23:57
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e diel

09/11/2025 | 09:01
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.10.2025.) E Shtunë!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! E diele 9 Nëntor!

08/11/2025 | 23:34
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

08/11/2025 | 08:40
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (08.11.2025.) e shtunë

07/11/2025 | 23:49
Reshje intensive shiu sot

Parashikimi i motit për sot – e premte

07/11/2025 | 08:27
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

Punime në rrjet të Premten me 7 Nëntor!

06/11/2025 | 23:05
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Efektet që ka në trupin tonë vapa e fortë e këtyre ditëve!

Efektet që ka në trupin tonë vapa e fortë e këtyre ditëve!

27/07/2022 | 17:22
830
SHARES
2.4k
VIEWS
Shpërndaje

Vala rekord e të nxehtit që po godet Evropën nuk ka shenja tërheqjeje. Sipas parashikimeve, të paktën deri në fillim të javës së ardhshme do të duhet të luftojmë kundër efekteve të kësaj vape të jashtëzakonshme, e cila ka ngritur temperaturat në të gjithë vendin deri në 40 gradë. Fatmirësisht në rajonin tonë (në zonat kontientale) priten ulje disaditore të temperaturave.

Por, përveç ndjenjës së shqetësimit, çfarë ndodh me trupin tonë kur detyrohet të jetojë me temperatura kaq të larta për periudha të gjata?

Ndërsa temperatura e jashtme rritet, enët e gjakut zgjerohen. Si rezultat, presioni bie dhe zemra duhet të punojë më shumë për të çuar gjakun në gjymtyrët e trupit.

Temperaturat e larta, të kombinuara me një nivel të lartë lagështie, rrisin ndjeshëm djersitjen duke shkaktuar humbje të kripërave minerale.

Të gjitha këto dukuri mund të shkaktojnë marramendje, të përziera, ngërçe muskulore, ndjenjë rraskapitjeje, dhimbje koke, lodhje. Dhe nëse presioni i gjakut bie shumë, rreziku i sulmit në zemër bëhet real.

pijet

Pijet që nuk duhen konsumuar gjatë valës së të nxehtit

Pse ndodh kjo? Trupi ynë është “projektuar” për temperatura rreth 37 °C, ndërsa shumë nxehtë ose shumë ftohtë e vendosin atë në krizë. Kur nxehtësia bëhet e tepërt, trupi përdor shumë energji për t’u ftohur, enët e gjakut zgjerohen dhe lëkura mbulohet me djersë, kështu që djersa mund të ndihmojë në uljen e temperaturës së trupit. Por nëse ajri është i lagësht, djersa nuk avullohet, sistemi i ftohjes nuk funksionon dhe rreziqet rriten.

Në fakt, ju mund të vdisni nga vapa. Sipas vlerësimeve të autoriteteve shëndetësore evropiane, në vendet e BE-së të prekura nga valët e fundit të të nxehtit, ka pasur vërtet shumë më shumë vdekje se mesatarja e viteve të mëparshme. Nga data 11 deri më 17 korrik, Spanja numëroi 510 të vdekur nga i nxehti, ndërsa në Portugali viktimat në të njëjtën periudhë ishin më shumë se 1000.

Duhet pasur parasysh se disa ilaçe mund të rrisin rreziqet e shkaktuara nga nxehtësia, ata që marrin diuretikë, të cilët favorizojnë humbjen e lëngjeve, apo ilaçe kundër hipertensionit, duhet të konsultohen me mjekun për të verifikuar terapinë. Në mënyrë të ngjashme, disa medikamente të përdorura për të trajtuar epilepsinë ose sëmundjen e Parkinsonit mund të zvogëlojnë djersitjen dhe për rrjedhojë aftësinë e trupit për të rregulluar termorregullimin.

Por cila është temperatura ideale për njerëzit? Sipas shkencëtarëve, temperatura ideale për të jetuar mirë është 22 °C. Trupi është në rregull dhe klima e butë ju bën të dëshironi të dilni, të bëni aktivitet fizik dhe të shoqëroheni.


Related Posts

Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

Punimet në rrjetin elektrik gjatë ditës së Martë!

10/11/2025 | 22:31
Parashikimi i motit për sot – e martë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.11.2025.)

10/11/2025 | 22:16
Moti gjatë kësaj jave, dominim anticiklonik, mundësi për një front të fuqishëm të ftohtë ajror krejt në fundjavë!
Kosovë

Moti gjatë kësaj jave, dominim anticiklonik, mundësi për një front të fuqishëm të ftohtë ajror krejt në fundjavë!

10/11/2025 | 11:30
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲