Nga jugperëndimi i Evropës përtej brigjeve të Portugalisë gjendet anticikloni i Azoreve i ka një roj të madh në situatën sinoptike këto ditë në Evropë dhe tek ne. Ky anticiklon ka krijuar një “bllok anticiklonik” i cili nuk lejon depërtimin e masave të lagështa ajrore nga Atlantiku. Edhe disa ditë do të jemi nën ndikimin e këtyre masave ajrore të thata dhe të nxehta anticiklonike dhe ditëve të ardhshme pritet që qendra e anticiklonit të zhvendoset në Evropën Qendrore nga ku edhe më tutje do të ketë kontroll të plotë të motit mbi rajonin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët, të nxehtë dhe kryesisht stabil. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë tipike verore.
Sipas ecurive aktuale sinoptike ndryshim të motit mund të kemi nga data 17 ose 18 Shtator kur pritet të kemi depërtimin e një mase ajrore jo-stabile e cilat pritet të shkaktojë përkeqësim të motit, ulje të temperaturave dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pas uljes së temperaturave pastaj priten reshje shiu. Pasi që kemi të bëjmë me një parashikim afatgjatë ndryshimet janë të mundshme./Meteoballkan