Para ardhjes së frontit të fuqishëm Arktik, Sllovenia ishte përfshirë nga një valë nxehtësie në fund të muajit Mars.
Pikërisht me 31 Mars ishte resgjistrua temperatura më lartë e regjistruar ndonjë herë e që ishte 25.3 gradë Celsius për muajin Mars. Autoritetet meteorologjike sllovene njoftuan se kjo ishte temperatura më e lartë ndonjëherë në Ljubljanë, kryeqendrën sllovene prej se bëhen matjet zyrtare meteorologjike për muajin Mars.
Në anën tjetër me depërtimin e frontit të fuqishëm Arktik temperaturat shënuan ulje ekstreme dhe në jug të Sllovenisë u regjistrua temperatura më e ulët ndonjëherë për muajin Prill -20.6
Edhe kjo ishte temperatura më e ulët ndonjëherë e regjistruar zyrtarisht në Slloveni për muajin Prill prej se bëhen matjet zyrtare meteorologjike./Meteoballkan