Edhe pse ditëve të ardhshme mund të kemi ndonjë ditë me mot të këndshëm dhe stabil siç pritet të shtunën psh, prapëseprapë nuk do të kemi stabilizim afatgjatë të motit për shkak të masave të paqëndrueshme ajrore që vijnë vazhdimisht nga Atlantiku. Këto masa ajrore bëjnë që Afrika Veriore përkundër “tentimeve” të vazhdueshme të mos ketë sukses për ndonjë stabilizim moti tek ne. Gjithashtu mungon edhe ndonjë anticiklon i fuqishëm i cili do të ndikonte në stabilizimin e kushteve meteorologjike tek ne. Ecuritë më të fundit sinoptike edhe pse parashohin ngritje të lehta të temperatuave tregojnë se këto do të jenë afatshkurtëra.
Pra, për stabilizim afatgjatë të motit do të duhet të presim ende, edhe pse ndërkohë mund të ketë ndonjë ditë stabile, kjo do ndryshojë ditën tjetër me ardhjen e masave të reja ciklonike të paqëndrueshme. Pasi që jemi në stinën e nxehtë kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë mot të mirë apo intervale të motit të mirë posaqërisht në bregdet kohë pas kohe, edhe pse edhe atje priten reshje të herë pas hershme. Motin e mirë ditët e ardhshme duhet kërkuar më shumë në perëndim dhe jug të Shqipërisë sepse rajonet tjera do të kenë më pak mot të mirë./Meteoballkan