Në raportin më të ri parashikues të Institutit Eksperimental për studimin e stuhive në tokën evropiane gjatë fundjavës stuhitë apo shtrëngatat më të fuqishme në Evropë parashihen pikërisht në Ballkan, gjegjësisht në territorin e Serbisë, Hungarisë, Rumanisë, lindja e Sllovakisë dhe juglindja e Polonisë.
Këto vende dhe rajone do të janë të shënjuara me numrin 3 dhe 2 për rrezikshmëri të larta për stuhi mjaft intensive dhe vlen të theksohet sidomos numri 3 si rrezikshmëria më e lartë e që është në Serbi ku ka potencial për breshër masiv, erëra të stuhishme potencialisht destruktive dhe tornado.
Siç mund të të shihni edhe në hartë stuhitë janë gjithnjë e më afër territoreve tona por pa ndonjë rrezik ekstrem ende, ngase energjia kryesisht do të jetë në shtetet fqinje veriore.
Depërtimi gradual i fronteve të freskëta nga Atlantiku dhe cikloni në Itali do të jenë garancë për shtrëngata shiu edhe në viset tona , por të dielën ato do të jenë të izoluara, ndërsa të hënën më të përhapura dhe më intensive, pra sistemet ajrore po lëvizin drejt juglindjes dhe do të ndikojnë edhe në viset tona, por nuk do të jenë aq shumë të fuqishme sikurse në Serbi dhe Rumani, megjithatë pas këtyre temperaturave shumë të larta edhe viset tona nuk do të jenë imune ndaj shtrëngatave të fuqishme potenciale gjatë javës së re.
Mbetet të shihet evoluimi i gjendjes sinoptike, por java e re sipas të gjitha gjasave na premton një atmosferë jashtëzakonisht dinamike. Mot më stabil vetëm në Shqipëri e sidomos në zonat bregdetare ku atmosfera mund të destabilizohet por jo për shumë gjatë./MeteoBallkan