Një bujk nga Rusia luftoi një ujk dhe e mbyti me duart e tij pasi ai mbyti dy prej qenve të tij dhe sulmoi kalin e tij.
Kamerat e vëzhgimit kapën momentin kur një burrë me një pishtar në dorë lufton me kafshën e egër në Rusinë lindore.
Burri dhe ujku luftuan në dëborë para se fermeri të arrinte të gozhdonte kafshën në tokë dhe ta mbyste atë.
Një video u shfaq në rrjetet sociale në të cilën nuk mund të dallohen shumë, por sipas raporteve të mediave ruse, fermeri nuk përdori asnjë armë.
“Ai nuk kishte kohë të merrte pushkën, kështu që ai e luftoi kafshën me duar të zbrazëta”, thuhet në një raport.
Fermeri kishte frikë se ujku do të sulmonte bagëtinë e tij, pasi ai vrau qentë e tij dhe sulmoi kalin e tij, tha ai. I plagosuri, u testua për tërbim pas sulmit.