Siç edhe paralajmëruam me afrimin e mbrëmjes kanë filluar edhe reshjet e borës në shumë pjesë të vendit tonë. Fillimisht në disa rajone kishte reshje shiu të cilat më pas u shndërruan në reshje bore.
Sipas lexuesve tanë borë aktualisht është duke rënë në rrrethinë të Podujevës, rajonin e Gjakovës, Vushtrrisë, Drenicë e po ashtu reshje të lehta bore kemi edhe në Prishtinë dhe komunën e afërt Fushë Kosovë.
Bora ka rënë edhe në shumë pjesë të Maqedonisë, si në Shqipëri në qarkun e Korçës dhe Elbasanit.
Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë natës por do të vijnë duke u rritur në intensitet. Gjatë mëngjesit të së hënës reshjet e borës do të ndërpriten në tërësi.
Ne do të vazhdojmë të ju informojmë dhe të publikojmë pamjet që nga dërgoni.
Ja disa nga pamjet:
Rrethina e Podujevës
Drenicë
Maqedoni