Në territorin e Republikës së Kosovës kanë filluar të qarkullojnë vranësira të cilat në orët e ardhshme do të zhvillohen edhe më tutje duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet do të jenë të karakterit lokal, mirëpo në disa lokalcione mund të jenë mjaft ët fuqishme. Pra, dihet natyra e reshjeve verore, në disa lokacione mund të mos ketë fare reshje.
Nuk përjatohet mundësia që në disa raste të ketë edhe shtrëngata me erëra të fuqishme dhe breshër. Në përgjithësi këto janë zhvillime të zakonshme për një ditë pranverore apo verore të paqëndrueshme.
Rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë pasditën e sotme priten edhe në shumë pjesë të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
Në mbrëmje pritet stabilizim i motit./Meteoballkan