Për shkak të reshjeve intensive të borës që kanë përfshirë Bosnjë dhe Hercegovinën komunikacioni në shumë pjesë të vendit ka rënë në klolaps total.
Nga Instituti Meteoorologjik i Bosnjës kanë njoftuar se gjendja më e rënduar paraqitet nëpër rrugët që çojnë në viset malore.
Bora e cila është duke rënë nga orët e para të mëngjesit, ka shkaktuar vështirësi serioze në trafik të hënën, kështu që në rrugët që çojnë nga Sarajeva drejt Mostarit dhe Tuzlës, shumë kamionë kanë mbetur të bllokuar në rrugë duke shkaktuar kolaps të plotë të trafikut.
Fronti i ftohtë që tashmë ka kapluar rajonin, pritet që në orët e mbrëmjes të arrijë edhe në vendin tonë.