Pas një vere mjaft të nxehtë dhe valëve të njëpasnjëshme të nxehtësisë së fortë afrikane që na përcjelli kësaj vere, më në fund kemi ajrin e freskët që pritet të ulë temperaturat në rajon.
Fronti do të jetë shumë më i theksuar në veri dhe veriperëndim të Ballkanit, por edhe në territoret tona priten ulje të temperaturave dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Përderisa jo-stabilitetet atmosferike kanë filluar në shumë pjesë të Sllovenisë dhe Kroacisë sot, tek ne fronti pritet të arrijë tek diten e mërkurë dhe të enjtën në Shqipëri. Fronti do të jetë i ngadalshëm.
Stuhi të fuqishme shiu sot në mëgjes dhe paradite kanë përfshirë pjesë të Sllovenisë dhe Kroacisë, ndërsa fronti përparon graualisht drejt juglindjes. Gjatë ditës së nesërme fronti do të arrijë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi duke ulur temperaturat dhe duke kushtëzuar reshje dhe rrebeshe lokale shiu, ndërsa tek ende do të jemi nën mbretërimin e temperaturave të larta afrikane. Pasdite vonë në disa vise të veriut të Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe këto do të jenë në kuadër të zhvillimeve ose jo-stabiliteve para-frontale.
Të mërkurën jo-stabilitetet atmosferike pritet të përhapën dhe të shtrihen më shumë në territoret tona si në Shqipëri, Kosovë dhe vende-vende edhe në Maqedoninë Veriore. Priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe do të fillojë ulja e temperaturave, por ende nuk priten rënje të mëdha të temperaturave, ngase ende do të jemi nën ndikimin e erërave të ngrohta nga jugperëndimi. Rënja e temperaturave do të ndjehet më së shumti të enjtën sepse erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga perëndimi dhe veriperëndimi dhe kjo në kuadër të frontit të frohtë. Edhe të enjtën priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, vende-vende intensive sidomos në vise të Shqipërisë.
Nga e premta na pret mot i ndryshueshëm, me luhatje të shpeshta të temperaturave. Priten intervale kohore me diell dhe mundësi për rrebeshe të herëpashershme shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan