Fronti i ri i ftohtë ajror i cili do të destabilizojë përsëri motin sonte gjatë natës dhe nesër në rajonin tonë. Ky front tani gjendet në Italinë Veriore dhe Evropen Qendrore siç mund të shihni edhe në fotografinë kryesore dhe po përparon në drejtim të jugut dhe lindjes.
Fronti qysh sot do të përfshijë Ballkanin me reshje të dendura shiu, vende – vende me rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë veçanërisht në Adriatikun Verior.
Reshje të dendura shiu priten që nga Sllovenia, pastaj në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, ndersa gjatë natës dhe nesër edhe në shumë pjesë të Shqipërisë, Kosoves dhe Maqedonisë Veriore. Reshjet në përgjithësi do të jenë kalimtare, por në ndonjë rajon mund të shkaktojnë probleme të vogla.
Nga e premta pas kalimit definitiv të frontit do të pasojë fuqizimi i masave ajrore stabile anticiklonike dhe në këtë mënyrë do të kemi stabilizim të plotë të motit veçanërisht në fundjavë kur pritet të kemi edhe ngritje të temperaturave./Meteoballkan