Gazetari i mirënjohur kosovar, Bahtir Cakolli ka realizuar një reportazh për Liqenin e Batllavës, i cili është ngrirë i tëri shkaku i temperaturave të ulëta që kanë mbretëruar ditëve të fundit – raporton Periskopi.
Madje, ai ka kaluar vetë mbi Liqenin e ngrirë të Batllavës.
Ai ka raportuar nga vendi i ngjarjes, duke treguar se thellësia aty ku gjendet ai është 10 metra, ndërsa trashësia e akullit siç raporton ai është një metër.
Duke treguar se banorët e asaj ane rrezikojnë jetën duke kaluar andej, ai tenton të tregojë se si ka rrezikuar jetën e vetë duke raportuar nga aty.
Madje, ai raporton se si ditë më parë një punëtor i arsimit mezi shpëtoi nga vdekja kur akulli u thye.