Cikloni i cili nga Mesdheu po kalon përmes rajonit tonë në lindje dhe juglindje të Kontinentit po largohet gradualisht dhe vendin e tij e zëvendëson një masë ajrore anticiklonike nga Evropa.
Për këtë arsye gjatë natës pritet kthjellim i motit në disa rajone dhe në ato rajone ku moti do të kthellohet pritet acar deri në -3°C e ndoshta edhe më ulët në ndonjë rajon. Të shpresojmë që moti të mos kthjellohet deri në mëngjes dhe në këtë mënyrë do të shpëtonim nga acari.
1
Nesër gjatë ditës dhe pasnesër mot me diell dhe kryesisht stabil, ndërsa të mërkurën reshje të reja bore në Kosovë./Meteoballkan