Në disa rajone në Kosovë gjatë pasdites dhe mbrëmjes së sotme pritet të ketë zhvillim vranësirash të cilat do të sjellin rrebeshe shiu. Rrebeshet e shiu nuk do përfshijnë tërë territorin e Republikës së Kosovës sepse do të jenë të karakterit lokal. Rajonet në të cilat ka më së shumti gjasa për rrebeshe shiu janë, veriperëndimi, veriu, verilindja dhe juglindja e Kosovës si dhe viset kodrinore-malore në përgjithësi. Rrebeshet e izoluara nuk përjashtohen edhe në rajonet tjera.
Në disa rajone ka mundësi që rrebeshet të jenë mjaft të fuqishme. Vlen të thlesohet fakti se shumica e territorit shqiptar dhe të Maqedonisë së veriut (me disa përjashtime) nuk do të preket nga këto rrebeshe shiu. Përndryshe rrebeshe mjaft të fuqishme shiu sot priten përsëri në rajon. Në Kroaci e posaqërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi gjatë orëve të ardhshme priten zhvillime të fuqishme të vranësirva konvektive apo vertikale të cilat do të sjellin destabilizim të fuqishëm të atmosferës me rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima bubullimë dhe mundësi edhe për breshër./Meteoballkan