Nën ndikimin anticiklonik në rajonin tonë po mbretëron mot kryesisht i thatë. Në Kosovë ka më shumë vranësira, ndërsa në Shqipëri më shumë intervale kohore me diell. Vranësira të pjesshme ka edhe në Maqedoninë Veriore, verilindje dhe jugperëndim të Shqipërisë dhe veri të Malit të Zi. Pasdite edhe në Kosovë priten intervale kohore me diell.
Moti i thatë anticiklonik do të vazhdojë edhe të mërkurën dhe të enjtën. Temperaturat pritet të shënojnë rritje të lehta.
Të premtën pasdite pritet të kemi shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu. Në viset e larta malore vende-vende pritet të ketë reshje bore.
Trendi i thatësisë që fillojë në Tetori duket se do të vazhdojë edhe në pjesën e parë të Nëntorit./MeteoBallkan