Cikloni i cili po kalon përmes jugut të Italisë në drejtim të Greqisë po sjellë në këto vende reshje shiu, ndërsa tek ne vetëm vranësira të pjesshme dhe temperatura të ulëta. Kjo vjen për arsye të depërtimit të shpejtë të masave ajrore anticiklonike nga Evropa Qendore të cilat nuk lejuan që lagështia e ciklonit të vie tek ne por më në jug dhe juglindje të rajonit.
Sonte nata pritet të jetë mjaft e ftohtë veçanërisht nëse kthjellohet moti. Në viset malore të Malit të Zi dhe në rajonet malore të Kosoves afër Malit të Zi do të ketë edhe ngrica. Ngrica të dobëta mund të ketë edhe në viset tjera nëse do të ketë kthjellim të tërësishëm të motit dhe nëse nuk do të ketë fare erëra gjatë nates.
Përndryshe vazhdon mot i thatë në rajonin tonë për shkak të dominimit absolut të masave ajrore të thata anticiklonike. Reshje kalimtare shiu do të ketë vetëm në jug dhe juglindje të Shqipërisë si dhe në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut./Meteoballkan