Sot në rajonin tonë po mbanë mot kryesisht i kthjellët dhe mjaft i nxehtë. Në jug të Shqipërisë vërehen disa vranësira të cilat do të depërtojnë gradualisht në territorin e Shqipërisë duke kushtëzuar lokalisht edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në pjesët tjera të rajonit sot do të mbetet mot kryesisht i thatë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira pasdite vonë, por nuk priten reshje atmosferike.
Më së shumti rrebeshi shiu në Shqipëri sot priten në jug-qendër, qendër, juglindje dhe ndoshta edhe në lindje të vendit, lokalsht edhe në viset tjera.
Moti ngjashëm pritet edhe nesër, ndërsa nga e mërkura priten ulje të temperatura. Në fundjavë në tërë rajonin tonë priten reshje të dendura atmosferike./Meteoballkan