Në këto çaste në rajonin tonë po mbanë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale të cilat në disa rajone janë më të dendura. Ka edhe zhvillime të izoluara të vranësirave të shiut në disa vise të Kosoves e më së shumti në juglindje dhe lindje të Shqipërisë ku ka edhe bubullima.
Në orët e ardhshme pritet destabilizim i mëtutjeshëm i atmosferës në lindje-juglindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut, por edhe në disa vise të Kosoves priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë e më së shumti priten në juglindje të Kosoves. Edhe në viset tjera mund të ketë zhvillime të izoluara, por zhvillimet kryesore do të vijnë nga dita e nesërme.
Pra, nga nesër pritet të kemi shtim të reshjeve të shiut në tërë rajonin tonë duke përfshirë edhe bregdetin shqiptar.
Vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe ndonjë shtrëngatë e fuqishme lokale. Temperaturat shënojnë ulje të mëtutjeshme sidomos gjatë fundjaves.
Reshje të shpeshta shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë priten edhe gjatë fundjaves, ndërsa në bregdet priten edhe intervale kohore me diell pak më të gjata./MeteoBallkan