Në rajonin tonë do të vazhdojnë të depërtojnë masa të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore edhe ditëve të ardhshme. Ky Nëntor do të mbahet në mend si një ndër Nëntorët më të nxehtë por kjo nuk është asgjë ektreme sepse kjo ka ndodhur shpeshherë edhe në të kaluaren.
Gjendja sinoptike nuk po pëson ndonjë ndryshim të madh. Në perëndim kemi masat e fuqishme ciklonike të cilat nganjëherë shtrihen në drejtim të juglindjes dhe territoreve tona dhe nganjëherë tërhiqen. Në lindje kemi anticiklonin e fuqishëm me qendër në jug të Rusisë.
Ciklonet në perëndim vazhdojnë të sjellin mot ekstremisht jo stabil sidomos në jug të Francës, Itali, Evropen qendrore dhe Ballkanin veriperëndimor. Sonte në jug të Francës priten stuhi të fuqishme shiu të cilat nesër do të përfshijnë përsëri Italinë. Rajonet alpine do të përfshihen nga reshje të reja të dendura bore. Sllovenia, Kroacia, Hercegovine dhe Mali i Zi do të përfshihen nga reshje të reja të dendura shiu, kurse Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore do të jenë kryesisht të thata (me disa përjashtime) deri të dielën apo natën mes së dieles dhe të hënën për shkak të anticiklonit të fuqishëm në lindje. Natën në mes të dieles dhe të hënës priten reshje të reja shiu në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore./Meteoballkan
Image by: Silvio