Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se është gjobitur me 800 euro një kompani betoni e cila e ka ndotur rrugën.
Tahiri këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se përveç gjobës, kompania është e obliguar ta pastrojë rrugën.
“Pastrimi i mjeteve në hyrje-dalje të vendpunishteve, do të kushtonte më lirë…800 euro gjobë për ndotje, dhe obligim kompanisë për pastrim të rrugës”, ka shkruar Tahiri.