Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Pejë, një person ka raportuar në polici se i janë vjedhur 80 koshere me bletë.
Sipas viktimës vlera e dëmit është e lartë, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE E RËNDË…Pejë 10.09.2020 – 14:25. Viktima mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur 80 koshere me bletë. Sipas viktimës, vlera e dëmit është e lartë. Rasti është duke u hetuar.