Një person i moshuar është vrarë nga një tufë hienash në Zimbabve, pasi u tërhoq nga shtrati i gjumit derisa po flinte.
CNN shkruan se njeriu u identifikua si Tendai Maske, 87-vjeçar dhe ishte tërhequr zvarrë për rreth 300 metra nga kasollja e tij prej druri. Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë së hënës në rajonin Chirumanzu në Zimbabve qendrore ndërsa trupi i pajetë u zbulua nga fshatarët, ku gjysma e tij ishte zhdukur.
Sipas Tinashe Farawo, zëdhënës, autoritetet janë duke u përpjekur t’i kapin shtazët me qëllim të eleminimit të tyre.