Dhjetëra ndërtesa në Shqipëri janë në rrezik për t`u shembur.
Një prej tyre është hotel “Lubjana”, i ndodhur në qytetin e Durrësit. Kati i parë i këtij hoteli, në pamjet e dërguara nga ekipi ynë që gjendet atje, shihet se ka rrëshqitur i tëri.
Kjo është edhe arsyeja që shtyu, disa ekspertë të Zvicrës që merren me stabilitetin e ndërtesave, ata thonë se zgjidhja më e mirë është rrëzimi i tij.