Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar vërshime në komunën e Gjakovës, Junikut dhe Deçanit.
Nga IHK përmes një postimi në rrjetin social Facebook kanë thënë se si rezultat i reshjeve të shiut me intenzitet më të lartë dhe shkrirjes së borës, ditën e nesërme mund të priten vërshime të shpejta në këto komuna.
Sipas këtij instituti, në lumenjtë kryesorë të vendit nuk parashihet të ketë ngritje të theksuara të niveleve të ujit.