Në tërë rajonin po mbanë mot kryesisht stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme.
Vranësira më të theksuara ka në veri dhe veriperëndim të Kosovës, lokalisht edhe në vise tjera, por në shumicën e territorit ka edhe intervale kohore me diell. Temperaturat po shënojnë rritje, por graduale, kështu që sot është pak më ngrohtë se ditët e kaluara, megjithatë ende nuk është ashtu siç duhet dhe këtë e kemi cek në postime se tek ne depërtimi i ajrit të ngrohtë do të jenë mjaft gradual.
Sidoqoftë, mot i ngjashëm pritet edhe nesër dhe pasnesër, me ngritje progresive të temperaturave. Përpos intervaleve kohore me diell edhe vranësirat e herëpashershme pritet të jenë prezente dhe po ashtu edhe ndonjë rrebesh lokal shiu pasdite vonë me vetëtima dhe bubullimë. Të shtunën rrebeshet e shiut me vetëtima dhe bubullimë pritet të jenë më të përhapura. Nga e diela përmirësim dhe stabilizim i motit, ndërsa gjatë javës tjetër vijnë temperaturat e vërteta verore mbi 30 gradë Celsius. Ende do të ketë kushte për rrebeshe të izoluara pasditeve vonë kryesisht në disa vise kodrinore-malore./Meteoballkan