Kështu duket cikloni sonte në veri të Detit Adriatik i cili ishte shkaktarë për stuhi të fuqishme lokale në rajon. Stuhitë i ditës së sotme ishin vetëm hyrje në përkeqësimin e motit që është duke ndodhur tani. E kemi fjalën pra për disa pjesë të Ballkanit siç janë Kroacia, Bosnja dhe Hercegovine, Mali i Zi dhe Serbia të cilat në këto çaste dhe gjatë natës pritet të goditen nga stuhi të reja të fuqishme.
Rrebeshe lokale shiu gjatë natës mund të ketë edhe në disa rajone në Kosovë dhe Shqipërinë veriore, ndërsa siç kemi theksuar më herët nesër në Kosovë priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe ulje të temperaturave./Meteoballkan