Temperaturat maksimale kulmuan sot në rajonin tonë dhe më e larta e regjistruar zyrtarisht ishte në Shqipërinë jugore 37 gradë celsius sa u regjistrua edhe në jug të Maqedonisë së Veriut. Në Kosovë temperaturat më të larta sot arriten deri në 32-33-34 gradë celsius.
Sa i përket rajonit më gjerë mbajti mot i ngjashëm, me diell dhe mjaft i nxehtë. Edhe në Evropë sot temperaturat shënuan ngritje me përjashtim të disa pjesëve të Evropes qendrore dhe Skandinavisë. Vendi më i nxehtë edhe sot ishte Rusia jugore ku temperaturat përsëri iu afruan 40 gradë celsius, pastaj rajoni ynë dhe e treta rajoni i Gadishullit Iberik.