Ashtu siç kemi thënë për një kohë të gjatë po vazhdon dominimi i plotë i masave ajrore të thata, të nxehta dhe stabile anticiklonike mbi rajonin tonë.
Netët dhe mëngjeset po janë mjaft të freskëta, ndërsa si zakonisht dita, veçanërisht mesdita mjaft e nxehtë. Edhe pse jemi në fund të Tetorit temperaturat vazhdojnë të jenë verore.
Kjo gjendje do të vazhdojë edhe disa ditë me radhë ose më saktësisht deri në mesin e javes së ardhshme kur pritet të kemi shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat do të na sjellin edhe reshje shiu, ndërsa në viset kodrinore -malore, vende-vende do të ketë edhe reshje bore./Meteoballkan