Një kosovar ka qëlluar dëshmitar i një tragjedie në Egjipt, ku nj burrë rus ka vdekur pasi është shqyer nga një peshkaqen në një nga vendpushimet e Egjiptit në Detin e Kuq.
Ilaz Duli i cili ishte me pushime në plazhin Hurghada, ka rrëfyer në rrjetin social Facebook ngjarjen tragjike.
“Kjo ngjarje ndodhi dje (08.06.2023) në ora 16.15, në plazhin e Hotel “TIA HEIGHTS MAKADI”, ku edhe unë isha në atë moment në këtë plazhë, dhe me shpejtësi të gjithë mysafirë u larguan nga deti nga sigurimi i Hotelit”, shkroi ai.
Shtetasi rus 23-vjeçar kishte shkuar duke notuar në ujërat jashtë resortit të tij pranë qytetit të Hurghada, kur një peshkaqen doli nën ujë dhe e kapi atë, raportojnë mediat e huaja.
Sulmi detyroi autoritetet egjiptiane të mbyllnin një shtrirje 74 kilometrash të vijës bregdetare, duke njoftuar se do të qëndrojë jashtë kufijve deri të dielën.
Zyrtarët nga Konsullata Ruse në Hurghada e identifikuan burrin si shtetas rus, por nuk dhanë emrin e tij.
Një video gati një minutëshe që duket të jetë e sulmit brutal të peshkaqenit tregon njeriun duke u tërhequr papritur në ujë.