Fronti i ftohtë ka kaluar dhe pas tij ka pasuar ulja e temperaturave dhe ngritja e menjëhershme e presionit atmosferik, gjegjësisht fuqizimi i mases ajrore anticiklonike e cila i dëboi vranësirat në drejtim të Greqisë.
Vranësira ka vetëm në jug dhe juglindje të Shqipërisë, ndërsa vranësira të pakta kalimtare ka në tërë rajonin. Gjatë dites së sotme pritet të mbajë mot kryesisht me diell por mjaft i freskët. ndërsa gjatë natës temperaturat do të ulen afër 0 gradë celsius dhe do të ketë shanse që të ketë ngrica të dobëta.
Nga e diela pritet të kemi ngritje të përgjithshme të temperaturave, ndërsa nga e hëna vonë do të na vijnë reshjet e shumëpritura atmosferike./Meteoballkan