Këto ditë të nxehta verore sjellin edhe problemet që kanë të bëjnë me temperaturat e larta. Gjithashtu kemi edhe rrezatimin diellor, rrezet ultravjollcë, apo ultraviolet që vijnë nga dielli. Këto rreze janë të koncentruara posaçërisht në mesditë, prandaj preferohet që në këtë kohë të qëndrohet nën hije. Kjo është bërë pak më e vështirë të përballohet sepse kemi patur ngritje të shpejta të temperaturave dhe organizmit do ti nevojitet kohë deri të përshtatet.
Kujdes të veçantë duhet të kenë fëmijët, personat e moshuar si dhe të sëmurët kronik. Nga ora 11.00 deri në orën 16.00 parashihen nivelet më të larta të këtyre rrezatimeve diellore, prandaj duhet të keni kujdes ditëve të ardhshme sepse priten ngritje të mëtutjeshme të temperaturave dhe të konsumoni sa më shumë ujë natyral apo lëngje./Meteoballkan