Reshjet e dites dhe nates së kaluar ishin simbolike veçanërisht në Kosovë duke patur parasysh thatësinë e gjatë e cila ka mbretëruar në Kosovë dhe rajon. Thatësi e madhe është edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, megjithatë më në fund ka disa indikacione të qarta se do të kemi reshje atmosferike të cilat do të ndikojnë në zbutjen e thatësisë.
Nga e hëna në drejtim të rajonin tonë do të depërtojnë masa të lagshta ajrore ciklonike të cilat do të kushtëzojnë reshje të herëpashershme shiu. Në Shqipëri priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë duke filluar nga nata mes së hënës dhe së martës. Në Kosovë pritet të kemi reshje shiu por nuk përjashtohet mundësia që herë pas here të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Me uljen e temperaturave në viset kontinentale vetëtimat dhe bubullimet do të rrallohen dukshëm por ato do të shpeshtohen në viset bregdetare apo mesdhetare.
Sidoqoftë ne jemi duke e përcjellur evoluimin e gjendjes sinoptike dhe për këtë do të kemi lajmërime të reja, por kjo është një shenjë e qartë se po na vijnë reshje aq shumë të nevojshme atmosferike në shumicën e rajonit./Meteoballkan