Reshjet e shiut gjatë natës kanë sjellë sërish përmbytje në zonën e Kurbinit.
Me dhjetëra hektarë tokë dhe shumë banesa janë të rrethuara nga uji, shkruan Top Channel.
Përroi që kalon përmes qytetit ka dalë sërish nga shtrati duke përmbytur pjesën më të madhe të qytetit. Problematike situata paraqitet në fshatin Gjorem dhe Sanxhak.