Dy turistë kanë mbetur të plagosur pas një incidenti të ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Syrit të Kaltër, një nga pikat turistike më të vizituara dhe më tërheqëse në Jug të vendit.
Gazetarja Shpresa Dine raportoi për “BalkanWeb” se nga reshjet e tepërta ka rrëshqitur një shkëmb duke shkaktuar dhe plagosjen e dy turistëve të huaj, njëri prej të cilëve izraelit.
Dy turistët kanë pësuar fra ktura në gjy tyrët e poshtëm dhe janë duke marrë ndihmën mjekësore ne Spitalin e Sarandës. Sipas mjekëve janë jashtë rre zikut për jetën.
Mësohet se dy turistët kanë ardhur në Sarandë me një kompanie greke me krocierë për të vizituar zonat turistike.