Një fëmijë është gjetur ende i përqafuar nga krahët e nënës së tij në fund të detit në Liban.
Kjo është ajo që u pikas në fund të detit nga një prej pjesëmarrësve në operacionet e shpëtimit, të cilat përfunduan pa rezultat në veri të Libanit.
Në këtë operacion janë gjetur mbi 30 trupa të emigrantëve libanezë dhe sirianë që u mbytën katër muaj më parë pasi tentuan të kalonin në një udhëtim drejt brigjeve italiane.
Ata ishin në një varkë me më shumë se 85 emigrantë dhe e cila u mbyt më 24 prill.
“Ishte një grua poshtë në fund të detit, trupi i së cilës po mbante djalin e saj, i cili na theu zemrat”, tha shpëtimtari.
Rreth dyzet njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, mbetën të bllokuar në varkë dhe nuk mundën të shpëtonin.
Operacionet e shpëtimit, të cilat filluan ditët e fundit nën koordinimin zyrtar të marinës libaneze, janë organizuar me muaj vonesë nga një iniciativë private, me një mbledhje fondesh të menaxhuar pjesërisht nga një rrjet familjesh të viktimave.
Pas disa përpjekjeve, marina libaneze informoi organizatën joqeveritare australiane AusRelief për pamundësinë e vazhdimit të operacionit për “rreziqe sigurie” të paspecifikuara.
Rreth 30 trupat e pagjetur, përfshirë atë të gruas së re dhe djalit të saj, janë të destinuar të mbeten në fund të detit.
Avokatët e familjeve të viktimave kërkojnë hapjen e një hetimi ndërkombëtar, duke qenë se ai libanez është në fakt i mbyllur.