• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

Luhatja e Atlantikut të Veriut?

11/12/2018 | 20:53
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS njofton për punimet në rrjet të martën me 23 qershor!

22/06/2026 | 22:41
Moti për ditën e sotme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.06.2026.)

22/06/2026 | 22:35
Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi

Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi

22/06/2026 | 18:51
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

22/06/2026 | 08:40
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

22/06/2026 | 08:06
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjetin elektrik për të hënën, 22 qershor

21/06/2026 | 22:42
Majac-t/storm

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.06.2026.) e hënë

21/06/2026 | 22:34
Sot nisi zyrtarisht vera astronomike, dita më e gjatë e vitit

Sot nisi zyrtarisht vera astronomike, dita më e gjatë e vitit

21/06/2026 | 16:25
Ulet çmimi i naftës, në Kosovë sot një litër po tregtohet edhe me 1.30 euro!!!

Çmimet e derivateve për sot

21/06/2026 | 09:40
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e diel

21/06/2026 | 09:33
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet edhe nesër e diele me 21 Qershor!

20/06/2026 | 23:16
Parashikimi i motit për sot – e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.06.2026.) e diele

20/06/2026 | 23:08
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result

Luhatja e Atlantikut të Veriut?

11/12/2018 | 20:53
511
Shpërndarje
1.5k
Shikime
Shpërndaje

North Atlantic Oscillation (shq. Luhatja e Atlantikut të Veriut) përkufizohet si diferenca mes presionit atmosferik në nivelin e detit në dy pika që përfaqësojnë qendrat e veprimit që ndeshen mbi Islandë dhe Ishujt Azore. Në llogaritjen e diferencës së presionit mes dy sistemeve të presionit përdoren të dhënat e stacionit të Stykkisholmur në Islandë dhe disa stacione të ndryshme për pikën jugore si Ponta Delgarda (Rogers, 1997), Lisbona (Hurrel, 1995) dhe Gjibraltari (Jones et al, 1997). Zakonisht qendrat amerikane të studimit përdorin indeksin e Hurrel ndërsa ato europiane atë të Jones.

Diferenca e llogaritur e presionit përdoret për të nxjerrë një indeks që identifikon fazën e luhatjes në të cilën gjendemi.Një fazë pozitive është atëhere kur kemi një Anticiklon Subtropikal më të fuqishëm dhe një Ciklon Islandez më të thellë se normalisht. Nga ana tjetër faza negative është atëhere kur Anticikloni Subtropikal dhe Cikloni Islandez janë më të dobët se normalisht. Indeksi NAO përcaktohet gjatë muajve të dimrit në hemisferën veriore, Dhjetor-Mars.

Në fazën pozitive, diferenca e madhe e presionit mes dy sistemeve ka si pasojë stuhira më të fuqishme dhe më të shpeshta dimërore me një trajektore më veriore se zakonisht përmes Atlantikut Verior. Anasjelltas, faza negative karakterizohet nga stuhira më të rralla dhe më të dobta me një trajektore më jugore se zakonisht përmes Atlantikut Verior. Këto dy faza kanë një ndikim të theksuar në natyrën e stinës së dimrit si në Europën Perëndimore ashtu edhe në Amerikën e Veriut.

Fig.1: Paraqitje skematike e konfigurimit NAO+.

Në Europën Perëndimore, një NAO pozitive rezulton në dimër të butë dhe të lagësht; ajri i ngrohtë i anticikloneve subtropikale mbizotëron si pasojë e trajektores veriore që ndjekin stuhitë prej Oqeanit Atlantik. Në të njëjtën kohë zona lindore e SHBA-ve përjeton gjithashtu një dimër të butë dhe të lagësht.

Nga ana tjetër, gjatë fazës negative, pjesa lindore e kontinentit të Amerikës së veriut përjeton ndërhyrje më të shpeshta të rrymave të ftohta dhe e njëjta gjë ndodh edhe në Europën Perëndimore, veçantërisht në Mesdhe.

Fig.2: Paraqitje skematike e konfigurimit NAO-.

Krahasimet mes NAO dhe SO (Southern Oscillation/Luhatja Jugore) nxjerrin në pah se SO drejtohet nga temperatura e sipërfaqes së ujravë të oqeanit, ndërsa NAO është një fenomen atmosferik. Për më tepër, indeksi NAO identifikohet në një shkallë kohore shumë herë më të gjatë. Ndryshimi i fazës së NAO mund të marrë shpeshherë dekada kohë, e pikërisht për këtë arsye është një indeks mjaft i rëndësishëm për analizat klimatike afatgjata.

Fig.3 shfaq grafikun e vlerave të NAO prej fundit të shekullit XIX deri në ditët e sotme. Dimrat e ftohtë të viteve ’40 dhe atyre ’60 në Europë (një prej dekadave më të ftohta të regjistruara) përkojnë me faza negative të NAO. Një indeks i lartë NAO në vitet ’80 dhe fillimin e viteve ’90 nga ana tjetër, përkon me një seri dimrash veçantërisht të butë në kontinentin europian. Siç do të analizojmë në një shkrim të ardhshëm, indeksi NAO është ngushtësisht i lidhur me indeksin AO (Arctic Oscillation/Luhatja Arktike).

Fig.3: Grafiku i vlerave të indeksit NAO (1860-2017).

Share this:

Rekomandime

Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete
Kosovë

KEDS njofton për punimet në rrjet të martën me 23 qershor!

22/06/2026 | 22:41
Moti për ditën e sotme
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.06.2026.)

22/06/2026 | 22:35
Çmimet e derivateve për sot
Lajme

Çmimet e derivateve për sot

22/06/2026 | 08:40
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲