• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Raka paralajmëron rritje enorme të rasteve me Koronavirus, nëse s’respektohen masat

Lul Raka: Kosova ende s’e ka kaluar fazën e parë me COVID-19

09/08/2020 | 20:46
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

17/12/2025 | 08:02
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 17 Dhjetor!

17/12/2025 | 00:02
Parashikimi i motit për sot – e martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.12.2025.) E mërkurë

16/12/2025 | 22:37
Mijëra tenda që strehonin palestinezë të zhvendosur në Gaza u përmbytën së bashku me një spital pas reshjeve të dendura të shiut

Mijëra tenda që strehonin palestinezë të zhvendosur në Gaza u përmbytën së bashku me një spital pas reshjeve të dendura të shiut

16/12/2025 | 14:00
Edhe në -45 gradë Celsius, qyteti më i ftohtë në botë funksionon normalisht

Edhe në -45 gradë Celsius, qyteti më i ftohtë në botë funksionon normalisht

16/12/2025 | 08:51
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e martë

16/12/2025 | 07:42
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS del me njoftim për të martën

15/12/2025 | 23:05
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.12.2025.) E Martë

15/12/2025 | 22:54
Moti javor, vazhdon dominimi anticiklonik me dobësim të përkohshëm!

Moti javor, vazhdon dominimi anticiklonik me dobësim të përkohshëm!

15/12/2025 | 17:50
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Parashikimi i motit për sot – e hënë

15/12/2025 | 08:29
Instituti i Gjeoshkencave: Brenda 12 orëve, Shqipëria u godit nga 6 tërmete

Lëkundje tërmeti në Kosovë

15/12/2025 | 08:16
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për punime në rrjetin elektrik të hënën, 15 Dhjetor!

14/12/2025 | 23:47
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Raka paralajmëron rritje enorme të rasteve me Koronavirus, nëse s’respektohen masat

Lul Raka: Kosova ende s’e ka kaluar fazën e parë me COVID-19

09/08/2020 | 20:46
580
SHARES
1.7k
VIEWS
Shpërndaje

Ka shkuar në 10 mijë e 247 numri i të infektuarve me koronavirus anembanë Kosovës.

Si pasojë e përhapjes së madhe të këtij virusi deri më sot humbën jetën 327 persona.

Lidhur me gjithë këtë, Indeksonline ka kontaktuar mikrobiologun, Lul Raka i cili ka deklaruar se situata epidemiologjike në vendin tonë ka pësuar një përkeqësim gjatë muajit të fundit.

“Situata epidemiologjike në vendin tonë ka pësuar një përkeqësim në muajin e fundit, duke u radhitur ndër vendet me incidencën më të lartë në Evropë”, tha ai.

Sipas Rakës Kosova nuk ka dalë fare nga faza e parë e këtij virusi, pasi nuk pati një periudhë prej 28 ditësh pa asnjë rast të konfirmuar.

Madje Raka deklaroi se pak shtete në botë e kanë arritur këtë nivel gjatë pandemisë (shembulli i Malit të Zi).

“Ne kemi pasur valë goditëse në fillim të pandemisë dhe pas lirimit të masave. Kjo do të zgjasë deri në vaksinë me përkeqësim tjetër eventual gjatë sezonit të gripit stinor”, shtoi Raka.

Sipas mikrobiologut Raka janë dy faktorë kryesore që quan në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.

“Mosrespektimi i masave të thjeshta parandaluese nga qytetarët dhe mungesa e mbikëqyrjes dhe kontrollit rigoroz nga shteti”, tha Raka.

Sipas tij janë pikërisht këta faktorë që rezultuan më pas me mbingarkimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësorë në vend.

Në mënyrë që qytetarët dhe mbarë vendi në përgjithësi të dalë nga kjo situatë dhe të ulet numri i infektimeve, Raka tha se duhet zbatuar masat parandaluese nga qytetarët dhe të mbikëqyren ato nga shteti, madje me mbyllje të çdo biznesi që nuk respekton këto masa.

“Poashtu duhet punuar në rritjen e kapaciteteve të shtretërve nëpër spitalet e Kosovës si dhe të testimeve”, shtoi ai.

Raka porositi të gjithë që të mbajnë distancë kudo që ndodhen, të bartin maskën aty ku ka grumbullim të njerëzve dhe s’ka mundësi të distancës si dhe të mbahet higjiena e duarve.

“Një porosi tjetër me rëndësi është të shmangni çfarëdo vendi ku ka turmë njerëzish, sidomos në restorane dhe objekte të mbyllura. Këto ditë, pjesëmarrja në dasma, ditëlindje dhe të pame është rrezikim me vetëdije i shëndetit personal dhe familjar”, tha ai.

Mikrobiologu Raka deklaroi se nëse e ruani veten, keni ruajtur familjen tuaj, vendin e punës dhe Kosovën.


Related Posts

Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!
Kosovë

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 17 Dhjetor!

17/12/2025 | 00:02
Parashikimi i motit për sot – e martë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.12.2025.) E mërkurë

16/12/2025 | 22:37
Mijëra tenda që strehonin palestinezë të zhvendosur në Gaza u përmbytën së bashku me një spital pas reshjeve të dendura të shiut
Botë

Mijëra tenda që strehonin palestinezë të zhvendosur në Gaza u përmbytën së bashku me një spital pas reshjeve të dendura të shiut

16/12/2025 | 14:00
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲