• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Lumi që i dha jetë qytetërimit!

Lumi që i dha jetë qytetërimit!

07/08/2023 | 14:54
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS: tregon për punime në rrjet nesër dhe pasnesër, 9 dhe 10 qershor!

08/06/2026 | 22:57
Parashikimi i motit për sot, e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.06.2026.) e martë

08/06/2026 | 22:40
Moti javor, nxehtësi, zagushi potencial dhe shtrëngata të forta shiu!

Moti javor, nxehtësi, zagushi potencial dhe shtrëngata të forta shiu!

08/06/2026 | 13:04
Çmimet e derivateve për sot

Ky është çmimi i naftës për sot

08/06/2026 | 07:34
9 spektakle qiellore që do të ju mahnitin gjatë muajit qershor

9 spektakle qiellore që do të ju mahnitin gjatë muajit qershor

08/06/2026 | 07:32
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

08/06/2026 | 07:24
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (08.06.2026.) e hënë

07/06/2026 | 22:58
Çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

07/06/2026 | 10:07
Majac-t/storm

Parashikimi i motit për sot – e diel

07/06/2026 | 09:31
Majac-t/storm

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (07.06.2026.) e diele

06/06/2026 | 23:49
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

06/06/2026 | 09:14
Moti për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

06/06/2026 | 08:50
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Lumi që i dha jetë qytetërimit!

Lumi që i dha jetë qytetërimit!

Ky lum dikur ishte vendi ku njerëzit zhvilluan për herë të parë bujqësinë, shkrimin dhe shpikën rrotën. Por sot gjurmët e botës së lashtë janë në rrezik.

07/08/2023 | 14:54
547
SHARES
1.6k
VIEWS
Shpërndaje

Burimi i lumit të famshëm Tigër ndodhet në Turqi dhe rrjedh në juglindje nga malet e Demit. Ai përshkon një pjesë të Sirisë verilindore dhe më pas kalon nëpër qytetet e Mosulit, Tikrit dhe Samarrës në rrugën për në Bagdad. Në Irakun jugor, Tigri bashkohet me lumin tjetër të famshëm, Eufrat, për të vazhduar rrugën të dy drejt Gjirit Persik.

Rreth 8000 vjet më parë, në fushat e mëdha midis këtyre dy lumenjve, u zhvillua bujqësia dhe blegtoria, duke bërë që shumë ta quajnë këtë zonë “Djepi i Qytetërimit”. Në qytet-shtetet e hershme si Eridu, Ur dhe Uruk që lulëzuan në brigjet e lumenjve, u shpik rrota dhe fjala e shkruar. Sistemet ligjore të kodifikuara, varkat me vela, prodhimi i birrës dhe këngët e dashurisë ishin shpikjet e tjera në vijim.

E megjithatë, për shkak të dekadave të konflikteve që kanë pllakosur Irakun modern, fakti që Tigri ka ruajtur dhe formësuar trashëgiminë tonë të përbashkët njerëzore, shpeshherë harrohet. Ekipe të shumta po mundohen të rikthejnë vëmendjen te rëndësia e lumit dhe të tregojnë historinë e tij përmes zërave të atyre që jetojnë përgjatë brigjeve të tij. Nga ana tjetër, po identifikojnë të gjithë faktorët që kërcënojnë të ardhmen e lumit. Një kombinim i paqëndrueshmërisë gjeopolitike, ndotja e ujit dhe ndryshimet klimatike ka bërë që disa të thonë se ky lumë dikur i fuqishëm po vdes.

Gjurmët e botës së lashtë

Tetëdhjetë kilometra nga burimi i Tigrit në Eğil, Turqi, muret e një kështjelle asiriane janë modifikuar nga grekët, armenët, bizantinët, romakët dhe osmanët, të cilët të gjithë më vonë u vendosën përgjatë brigjeve të lumit. Më tej në drejtim të rrymës në Dijarbakır, Turqi, ende qëndron një kështjellë tjetër që ka ekzistuar që nga epoka e bronzit. Në juglindje të Dijarbakirit, Tigri depërton përmes një kanioni të thellë në rajonin Tur Abdin të maleve Taurus në Turqi. Për shekuj, ajo ka qenë qendra e kishës së lashtë ortodokse siriane.

Dikur lundrimi me varka në lumin Tigër ishte shumë i zakonshëm, por sot po bëhet shumë i vështirë për për shkak të një sërë projektesh shumë të diskutueshme për ndërtimin e digave. Në Siri, Tigri është një kufi ndërkombëtar. Deri në Mosul, një qytet i ngritur në dy anët e lumit, mund të udhëtohet më lirisht. Kur ISIS pushtoi Mosulin nga viti 2014-2017, ai ndaloi banorët të përdornin Tigrin dhe Qyteti i Vjetër i Mosulit në bregun perëndimor të lumit, u bë streha e fundit e tyre. Gjatë luftimeve, çdo urë në Mosul që përshkon lumin u shkatërrua dhe disa xhihadistë thuhet se u hodhën në Tigër në një përpjekje për të shpëtuar gjatë betejës përfundimtare. Historikisht, lumi mund të ketë qenë një forcë lidhëse, por ne dëshmuam se si në kohë moderne ai u shndërrua në një pikë konflikti.

Tigri na çon po ashtu në Ashur, kryeqyteti i parë i perandorisë asiriane, ku një portë 4000-vjeçare ngrihet mbi lumë. Në shkretëtirën përtej ishin Nimrudi, një kryeqytet i mëvonshëm asirian dhe qyteti 2000-vjeçar i karvanëve Hatra. Të tria qytetet u dëmtuan nga ISIS, por ekipet heroike të arkeologëve vendas po bëjnë çmos për të mbrojtur atë çka ka mbetur, edhe pse me fonde të pakta në dispozicion. Po ashtu, të pamundurën për të shpëtuar Tigrin po bën edhe komuniteti Mandaeans, grupi më i vogël dhe ndoshta më i vjetër, etno-fetar në Irak. Mandaeanët besojnë se pagëzimet e rregullta janë një shërim shpirtëror dhe një mënyrë për të pastruar mëkatet. Pagëzimet duhet të kryhen në ujë të rrjedhshëm dhe Tigri, si një nga dy lumenjtë ku ky besim lulëzoi fillimisht, është ende shtëpia e shumë anëtarëve të komunitetit. “Uji këtu është i njëjtë si në universin tjetër”, shprehen besimtarët.

Related Posts

Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!
Kosovë

KEDS: tregon për punime në rrjet nesër dhe pasnesër, 9 dhe 10 qershor!

08/06/2026 | 22:57
Parashikimi i motit për sot, e diel
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.06.2026.) e martë

08/06/2026 | 22:40
Moti javor, nxehtësi, zagushi potencial dhe shtrëngata të forta shiu!
Kosovë

Moti javor, nxehtësi, zagushi potencial dhe shtrëngata të forta shiu!

08/06/2026 | 13:04
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲