Temperaturat kanë shënuar ulje të theksuar në Slloveni dhe pjesë të Kroacisë, por territoret tona ende gjenden nën “mbretërimin” e vapës afrikane siç mund të vëreni edhe nga fotografia kryesore dominimin ende të ngjyrës së kuqe që tregon temperatura të larta tek ne.
Fronti i ftohtë nga veriperëndimi do të përparojë gradualisht drejt juglindjes, ndërsa me afrimin e tij tek ne rriten ende temperaturat, për të pësuar ulje me ardhjen dhe kalimin e tij nga e mërkura e enjta.
Kanë mbetur edhe dy ditë mjaft të nxehta në rajonin tonë dhe dita e mërkurë do të shënojë shtimin e vranësirave të cilat vende-vende do të përcillen me reshje dhe rrebeshe shiu. Pas një periudhe shumë të gjatë kohore do të mund të frymojmë më lirshëm për shkak të jetëgjatësisë së vapës afrikane e cila është ndërprerë vetëm shkurtimisht disa herë në Kosovë.
Me ardhjen e frontit dhe depërtimin e vranësira nga e mërkrua dhe e enjta do të pasojë ulja e temperaturave edhe tek ne dhe do të pasojë një periudhë kohore me mot pak më të freskët dhe të ndryshueshëm si dhe me reshje të herëpashershme. Kjo nuk do të thotë se vera ka përfunduar, ngase me fillimin e Shtatorit mund të kemi edhe ndonjë valë të re nxehtësie e cila do të jetë e mirëseardhur ngase valët e fuqishme sipas të gjitha gjasave i kemi pas nesh./Meteoballkan