Sot rajoni ynë u përfshi nga i nxehti pak më intensiv tropikal me origjinë nga Afrika Veriore. Temperatura maksimale më e larta deri tani ka arritur në Shqipëri dhë është regjistruar rreth 36 gradë celsius siç shihet edhe në fotografi. Në Kosovë temperatura ka arritur deri në 33 gradë celsius në Sllatinë të Fushë Kosovës, ndërsa në ndonjë rajon sigurisht se është edhe ndonjë gradë më shumë po mungojnë instrumentet për matjen e temperaturave sipas konditave meteorologjike.
Pra, gjykuar sipas fotografisë sot më së nxehti në tërë rajonin tonë sot ishte në Shqipëri, dhe kjo valë nxehtësie do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, kurse të dielën pasdite pritet destabilizim i pjesshëm i atmosferës kur priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan