Sot në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe relativisht të ngrohtë, me rritje të temperaturave gjatë ditës. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë, ndërsa dita e këndshme dhe stabile. Temperaturat pritet të lëvizin nga 3 ajo minimale deri në 22 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Priten rritje të temperaturave si në viset mesdhetare, po ashtu edhe në viset kontinentale. Në viset kontinentale temperaturat gjatë ditëve të ardhshme pritet të afrohen te shifra 25, ndërsa në vise mesdhetare pritet tejkalim i kësaj shifre.
Mot stabil dhe i këndshëm na pret edhe ditëve të ardhshme, por edhe mëngjeset do të jenë të ftohta./MeteoBallkan