Komuna e Prishtinës para disa ditësh komuna ka propozuar metrobusin si zgjidhje të mundshme në rrugën që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.
Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Shërbimeve Publike, Medina Braha pas takimit me konsulentë nga Banka Botërore.
“Jemi takuar me konsulentët nga Banka Botërore lidhur me projektin e Menaxhimit të Integruar të Koridorit – Integrated Corridor Management (ICM). Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e transportit publik në korridorin M9 që lidhë Prishtinën me Fushë Kosovën”, ka thënë Braha.
Braha potencon se, si drejtori kanë propozuar metrobusin si zgjidhje të mundshme dhe të dobishme nëse parallogaritjet tregojnë fizibilitet të këtij modeli.“
Si Drejtori e Shërbimeve Publike propozuam metrobusin si zgjidhje të mundshme dhe të dobishme nëse parallogaritjet tregojnë për një fizibilitet të këtij modeli”, është shprehur tutje Braha.