• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Mitet rreth Koronavirusit, a ikë me ardhjen e pranverës dhe a është hudhra ilaqi kundër tij?

Mitet rreth Koronavirusit, a ikë me ardhjen e pranverës dhe a është hudhra ilaqi kundër tij?

11/03/2020 | 10:59
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Parashikimi i motit për sot – e enjte

04/09/2025 | 08:32
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Punimet në rrjet të Enjten, njoftimi i KEDS!

03/09/2025 | 23:30
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (e diele) (14.06.2020)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.09.2025.) E Enjte

03/09/2025 | 22:59
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

03/09/2025 | 08:30
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Njoftimi i KEDS për ditën e Mërkurë, 3 Shtator!

02/09/2025 | 23:34
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.09.2025.) E Mërkurë

02/09/2025 | 23:12
Më 7 shtator spektakël në qiell i “Hënës së Kuqe”

Më 7 shtator spektakël në qiell i “Hënës së Kuqe”

02/09/2025 | 22:23
Moti javor, afrohen rrebeshet e fuqishme të shiut, fundjava më e qetë, por jo tërësisht!

Moti javor, afrohen rrebeshet e fuqishme të shiut, fundjava më e qetë, por jo tërësisht!

02/09/2025 | 11:11
Tragjedi në një nga vendet më të varfra në botë, më shumë se 1000 njerëz vdesin nga rrëshqitjet e dheut: ‘Gjetëm vetëm një të mbijetuar’

Tragjedi në një nga vendet më të varfra në botë, më shumë se 1000 njerëz vdesin nga rrëshqitjet e dheut: ‘Gjetëm vetëm një të mbijetuar’

02/09/2025 | 08:27
Moti për sot dhe ditët në vijim

Parashikimi i motit për sot – e martë

02/09/2025 | 08:07
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon për punimet në rrjet me 2 Shtator, të Martën!

01/09/2025 | 23:05
Moti për sot dhe ditët në vijim – e martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.09.2025.) E Martë

01/09/2025 | 22:56
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Mitet rreth Koronavirusit, a ikë me ardhjen e pranverës dhe a është hudhra ilaqi kundër tij?

Mitet rreth Koronavirusit, a ikë me ardhjen e pranverës dhe a është hudhra ilaqi kundër tij?

11/03/2020 | 10:59
2.5k
SHARES
6.2k
VIEWS
Shpërndaje

Koronavirusi i ri, i njohur sipas emrit shkencor SARS-CoV-2, është shpërndarë nga qyteti Wuhan i Kinës në çdo kontinent të botës, përveç Antarktikës. Tashmë numri i të prekurve ka arritur në rreth 100 mijë dhe mbi 3,000 kanë gjetur vdekjen pas infektimit me virusin.

Siç ndodh rëndom, kur fjala “pandemi” shfaqet në kryetituj, njerëzit fillojnë të frikësohen e me frikën lind edhe keqinformimi dhe thashethemet. Në këtë artikull do të të analizojmë disa prej miteve më të zakonshme që janë duke qarkulluar në media sociale e përtej tyre, shkruan MeteoBallkan.

1 – Vetëm të rriturit dhe të moshuarit janë të rrezikuar

SARS-CoV-2, si çdo koronavirus tjetër, mund t’i infekotjë njerëzit e cilësdo moshë. Megjithatë, të moshuarit apo individët me gjendje të rënduar shëndetësore, siç janë sëmundjet e diabetit apo astmës, janë më të rrezikuar se të tjerët.

2 – Spërkatja me klor apo alkool mund ta vrasë virusin

Ta spërkatësh trupin me alkool apo klor mund të shkaktoj dëm, veçanarisht nëse depërton në sy apo gojë. Përkundër se këto preparate mund të përdoren për të dezinfektuar sipërfaqet, ato nuk duhet të përdoren në trupa njerëzish. Këto produkte nuk vrasin viruset në trup.

3 – Fëmijët nuk infektohen nga koronavirusi

Të gjitha moshat mund të infektohen. Shumica e rasteve, deri tani, kanë qenë të rritur, por fëmijët nuk janë imunë. Në fakt, evidencat e parakohshme tregojnë se fëmijët kanë gjasa të infektohen nga virusi njëjtë si të rriturit, por simptomat e tyre janë më të lehta.

4 – Koronavirusi është sikur gripi i zakonshëm

SARS-CoC-2 shkakton një gjendje, që në të vërtetë jep simptoma të një gripi të zakonshëm, siç janë dhimbjet, ethet dhe kolla. Në mënyrë të ngjashme, edhe COVID-19 edhe gripi i zakonshëm mund të jenë të parrezikshëm, mesatarisht të rrezikshëm apo fatal. Të dy viruset, po ashtu mund të shkaktojnë pneumoni. Megjithatë, profili i koronavirusit është shumë më serioz. Mortaliteti nga ky virus llogaritet të jenë nga 1% deri në 3%. Angazhimi i shkencëtarëve vazhdon për të gjetur shkallën e saktë të mortalitetit, mirëpo shkalla e mortalitetit nga koronavirus është dukshëm më e lartë se ajo nga gripi sezonal.

5 – Secili që infektohet me Koronavirus vdes

Ky pretendim është i pavërtetë. Siç u përmend më lartë, COVID-19 është fatal vetëm për një përqindje të vogël të nejrëzve. Në një raport të vonë, Qendra Kineze për Prevencion dhe Kontroll të Sëmundjeve, ka konkluduar se 80.9% e të prekuruve me koronavirus, e kanë tejkaluar fare lehtë.

6 – Macet dhe qentë e bartin koronavirusin

Aktualisht, ka pak evidenva se ky virus mund t’i infektojë macet dhe qentë. Megjithatë, në Hong Kong, një pronar qeni që ishte prekur nga virusi, nuk e kishte infektuar edhe qenin e tij. Qeni nuk kishte shfaqur ndonjë simptomë. Shkencëtarët kanë thënë se nuk besojnë që virusi mund të bartet nga qentë e macet. “Bartësit kryesorë janë njerëzit”, ka thënë Jonathan Ball, profesor i Virologjisë Molekulare në Universitetin e Nottinghamit në Britani.

7 – Maskat e fytyrës mbrojnë kundër koronavirusit

Punëtorët shëndetësorë përdorin maska profesionale, të cilat përshaten mirë në fytyrë që t’i mbrojë ata nga infeksioni i mundshëm. Megjithatë, maskat e zakonshme janë të padëshmuara se mund të parandalojnë infeksionin. Madje, sipas profesionistëve, duke përdorur maska të tilla mund të shkaktohen edhe infeksione të tjera.

8 – Tharësit e duarve vrasin koronavirusin

Tharësit e duarve nuk e vrasin koronavirusin. Mënyra më e mirë që të mbroheni nga virusi, është larja e duarve me sapun dhe ujë.

9 – Koronavirusi është vetëm mutacion i një të ftohure të zakonshme

Viruset korona janë një familje e madhe virusësh. Disa prej këtyre viruseve i kanë njerëzit si pikënisje të shpërndarjes dhe shkaktojnë ftohje te të prekurit. Koronaviruset e tjera mund të infektojnë së pari kafshët. MERS dhe SARS janë dy viruse të kësaj familjeje që së pari prekin kafshët, pastaj kalojnë te njerëzit.

10 – Virusi mund të merret vetëm pas 10 minutash qëndrimi me të prekurin

Sa më shumë që rri me të infektuarin, aq më shumë gjasa që të prekeni me virusin, por është e mundur që virusin ta merrni edhe në pak minuta, pra më pak se 10 minuta.

11- Antibiotikët vrasin koronavirusin

Antibiotikët vrasin vetëm bakteriet, nuk vrasin viruset.

12 – Hudhra mbron kundër koronavirusit

Disa studime pretendojnë se hudhra ka përmbajtje antibiotiku. Megjithatë, deri tash nuk ka dëshmi që mund të mbrojë kundër virusit COVID-19.

13 – Virusi do të zhduket me rritjen e temperaturave në pranverë

Disa viruse, siç janë ato sezonale, shpërndahen shumë më lehtë në muajt më të ftohtë, por nuk do të thotë se zhduken plotësisht kur kushtet e temperaturës përmirësohen. Deri tani shkencëtarët nuk kanë arritur ta kuptojnë nëse ndryshimet e temperaturave e afektojnë koronavirusin.

14 – Koronavirusi është prodhuar në një laborator të Kinës

Përkundër thashethemeve në internet, nuk ka asnjë evidencë se ky pretendim është i vërtetë. Disa kërkues besojnë se koronavirusi te njerëzit ka arritur nëpërmjet kafshëve.


Related Posts

Më 7 shtator spektakël në qiell i “Hënës së Kuqe”
Fenomene

Më 7 shtator spektakël në qiell i “Hënës së Kuqe”

02/09/2025 | 22:23
Meteori bie mbi një shtëpi në SHBA
Fenomene

Meteori bie mbi një shtëpi në SHBA

12/08/2025 | 11:46
Viti 2024 ishte më i nxehti në histori të Evropës – cili vend u prek më rëndë
Fenomene

Viti 2024 ishte më i nxehti në histori të Evropës – cili vend u prek më rëndë

11/08/2025 | 08:50
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲