Për shkak të dominimit të plotë anticiklonik dhe kondensimit të ajrit në shumë pjesë të rajoni sot ka mjegull të dendur. Sot kemi një ditë tipike dimërore kur më ftohtë është nëpër ultësira dhe më nxehtë është në viset kodrinore-malore. Kjo ndodhë për shkak se ajri i ftohtë rëndohet nga lagështia dhe zbret nëpër ultësira dhe kondensohet duke krijuar re të dendura mjegulle të cilat pastaj mbajnë ajrin e ftohtë të ngujuar.
Për ta larguar këtë gjendje nevojitet era e cila për momentin duket sikur është inekzistente.
Nga nesër gjendja pritet të ndryshojë gradualisht sepse nga Atlantiku kemi një front të fuqishëm të ftohtë ajror i cili do të depërtojë në rajonin tonë duke krijuar edhe një ciklon të fuqishëm i cili nga e marta do të na sjellë reshje të dendura shiu dhe bore varësisht nga pozita gjeografike, lartësia mbidetare dhe normalisht temperaturat./Meteoballkan