Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i nxehtë. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me mundësi për ngrica në disa rajone si dhe me mundësi edhe për mjegull. Gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell me temperatura maksimale rreth 15-16 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me mundësi për mjegull dhe ngrica në disa rajone.
1
Ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell, me ngritje graduale të temperaturave, si ato minimale po ashtu edhe ato maksimale./Meteoballkan