Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura deri në 34- 35 gradë Celsius. Fillimisht do të fryjnë erëra të ngrohta nga jugperëndimi, kurse me ardhjen e frontin do të fillojnë të fryjnë erëra më të freskëta nga veriperëndimi të cilat në disa momente mund të jenë të fuqishme. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime lokalisht të fuqishme të vranësirave konvektive që pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në veriperëndim, disa zona në pjesën qendrore e juglindore e sidomos në veri dhe verilindje të Kosoves. Në mbrëmje ulje e temperaturave.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura maksimale mbi 35 gradë Celsius. Pasdite vonë vetëm në veri të vendit mund të ketë ndonjë zhvillim të ndonjë rrebeshe të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Shumë nxehtë nesër pritet të mbajë edhe në Maqedoninë Veriore me zhvillime të izoluara në mbrëmje, ndërsa në Mal të Zi nesër pasdite priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Edhe në Kosoven Lindore pas një dite mjaft të nxehtë, pasdite ose në mbrëmje pritet freskim i motit dhe mundësi për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të dielën na pret mot shumë i këndshëm, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Ka mundësi për ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu.
Nga e hëna na pret mot kryesisht me diell, por jo shumë i nxehtë./MeteoBallkan