Tërmeti i fuqishëm që lëkundi Shqipërinë po sjell në çdo moment pamje nga dëmet e shumta që ai ka shkaktuar, ku dyshohet të ketë edhe viktima.
Kjo foto e postuar në rrjetet sociale tregon momentin kur një fëmijë nxirret nga rrënojat e një pallati të shembur në Thumanë.
Kanë qenë dy fëmijë të cilët janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.
Tërmeti e ka pasur epiqendrën 10 kilometra nga Shijaku, 9km në veri të Durrësit dhe 33km në perëndim të Tiranës. Lëkundjet e forta kanë zgjuar qytetarët në këto qytete të cilët kanë vërshuar në panik jashtë shtëpive.