Një shtëpi në Minesota ra nga një shkëmb në lumin Blue Earth të martën mbrëma, kurse një video amatore ka kapur momentin rrëqethës.
Shtëpia, e banuar nga një familje vendase për më shumë se 50 vjet, tërhoqi një turmë shikuesish ndërsa u zhyt në lumë mes shqetësimeve për stabilitetin e digës Rapidan, aty pranë për shkak të erozionit të vazhdueshëm dhe përmbytjeve të rënda në jug të Minesotës.
Diga dështoi më 24 qershor 2024, për shkak të përmbytjeve intensive, duke rrezikuar integritetin strukturor të digës, por gjithashtu rezultoi në dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë.
Zyrtarët po monitorojnë nga afër gjendjen e digës, duke u bërë thirrje banorëve përgjatë lumit të qëndrojnë vigjilentë, por aktualisht nuk planifikojnë evakuime.
Videoja e shpërndarë është bërë virale dhe kryetemë e mediave amerikane që ngritën çështjen nëse duhet evakuuar banorët përreth.